Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli thotë se Gjykata Speciale është anti-shqiptare. Humolli në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, Qeveria duhet të angazhojë profesionistë në mbrojtjen e ish-krerëve sepse sipas tij, dënimi i tyre, i konvenon Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj në Kosovë.

“Kjo Gjykatë është antishqiptare, ka nevojë që mbrojtja të jetë shumë profesionale. Qeveria duhet të angazhojë profesionalisht për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së sepse dënimi i tyre është në interes të Serbisë dhe në interes të bashkëpunëtorëve të Serbisë në Kosovë”, tha Humolli.Tutje, Humolli shton se ajo kosto e kërkuar duhet të paguhet sepse është në interes të Kosovës.
“Kurse, dëmi do të jetë politik deri atje ku miqtë e Serbisë do ta dënojnë intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe do të kenë të drejt të ngrisin aktakuzë kundër NATO-s pse kanë intervenuar. Mendoj, se kostoja duhet të paguhet për interes të Kosovës, jo për individët që janë të akuzuar”, tha Humolli.
Tutje, sipas Humollit, Qeveria aktuale nuk sheh drejt.
Ehat Miftaraj nga IKD në një përgjigje dhënë për GazetaBlic, thotë se Kosova e ka obligimet e veta për t’iu oftruar mbrojtje efektive dhe profesionale personave që merren nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Duke marrë për bazë faktin se Kosova si shtet përmes ndryshimeve kushtetuese ka vendosur të themelojë Gjykatë Speciale në Hagë, Holandë, për të gjykuar shtetas të Republikës së Kosovës në një shtet tjetër, ka hyrë në obligime tek personat që mund të jenë subjekt i aktakuzave për të iu ofruar mbrojte efektive dhe profesionale gjatë tërë procesit gjyqësor, duke përfshirë ofrimin e ndihmës financiare”, tha Miftaraj.
Tutje, Miftaraj shton që është e domosdoshme që mbrojtja të ketë burime financiare.
“Poashtu, kur prokuroria në Hagë ka numër të madh të prokurorëve dhe stafit mbeshtetës të cilët kanë përvojë dhe ekspertizë në të drejtën ndërkombëtare penale, është e domosdosshme që edhe mbrojtja të ketë burime financiare dhe njerezore të mjaftueshme për tu siguruar barazia e palëve në procedurë”, tha Miftaraj për GazetaBlic.
Avokati Tomë Gashi ka folur përsëri për tërheqjen e Ben Emmersonit, si mbrojtës i Kadri Veselit.Gashi në një përgjigje për GazetaBlic, e cilëson Emmersonin si një prej avokatëve më të mirë në botë, teksa thotë se edhe vetë ka punuar me të.

Ai vazhdon të thotë se largimi i tij nuk është lajm i mirë Kosovën, teksa vazhdon të çuditet me largimin e tij.“Pyetje që Kosovës deri tani i kushtoi mbi 4 milion euro.
“Pse e largoi avokatin Ben Emmerson, njërin prej avokatëve më të mirë në botë, me të cilin kam punuar edhe unë, është thjesht briliant”, tha Gashi.
“Tërheqja e tij si avokat mbrojtës është humbje e madhe. Duke e ditë peshën e gjykimit në Hagë, Emmerson munf të jetë i pazavendësushëm,. Unë e kam pas nderin të punojë me të. Është briliant dhe shumë herë ka qenë qenë dija e tij kruciale, jo vetëm në interes të klientit të tij, por për të gjitha rastet kur ka qenë prezent. Ai e ka ndihmuar maksimalisht drejtësinë dhe nuk ka punuar vetëm për klientët e tij”, përfundon Gashi.
Edhe avokati, Valdet Hoxha ka kërkuar që Qeveria të adresojë shpejt të gjitha problemet e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Hoxha në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, qysh kur është miratuar formimi i Gjykatës Specialë, është siguruar që edhe shpenzimet e mbrojtjes të mbulohen.

“Mbështetja e kërkuar nga ekipi mbrojtës i Thaçit duhet të adresohet shpejt nga Qeveria dhe të shikohen modalitetet që problemet e mbrojtjes për çështjet financiare të shmangen si pengesë”, tha Hoxha.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Evropiane dhe Globale, Jeton Halimi thotë se Albulena Haxhiu duhet të bëjë shumë më shumë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Halimi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Kosova duhet të merrte si shembull shtetin e Kroacisë, ku sipas tij, janë përkujdesur deri në detajen e fundit për luftëtarët e tyre.

“Tërheqja e avokatit të Kadri Veselit, është sinjal i keq për opinioni dhe për familjen e Veselit. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet të bëjë shumë më shumë për luftëtarët e lirë, që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Shteti i Kosovës duhet të merrte si shembull Kroacinë, se sa shumë kanë bërë për luftëtarët e tyre. Ata janë përkujdes deri në detajin e fundit, ku falë asaj, edhe shteti i tyre është këtu, ku është tani”, tha Halimi.
/GazetaBlic/


