Lajme

Tërheqën pensione të personave me aftësi të kufizuara, arrestohen dy persona në Deçan

01/18/2025 09:38
nga:N K

Dje, në Deçan, janë arrestuar një burrë dhe një grua, pasi që të njejtit dyshohen se për përfitim të dobësisë pasurore I kanë keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara (në shtëpinë e komunitetit), kanë bërë tërheqjen e mjete pensioneve, shkruan GazetaBlic.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë kontrolluar tre lokacione dhe si prova materiale janë seksutruar 6 kartela bankare në emër të personave, një telefon celular, dy armë zjarri dhe dokumente tjera lidhur me rastin.

Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Deçan 2024 – NN. Më 17.01.2025 janë arrestuar një mashkull dhe një femër nën dyshimin se të në bashkëveprim me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke u keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara (në shtëpinë e komunitetit), kanë bërë tërheqjen e mjete pensioneve. Janë kontrolluar tre lokacione dhe si prova materiale janë seksutruar 6 kartela bankare në emër të personave, një telefon celular, dy armë zjarri dhe dokumente tjera lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.