Sporti

Ter Stegen: Ndoshta mund të kthehem këtë vit

10/24/2024 13:43
nga:Lorik J

Portieri i Barcelonës dhe Gjermanisë, Marc-Andre ter Stegen shpreson të shërohet nga një dëmtim në gju dhe të kthehet më vonë këtë vit.

“Ndoshta mund ta arrij rikthimin tashmë këtë vit. Nëse jo, do të vazhdoj të rikuperohem edhe vitin e ardhshëm”, tha portieri me përvojë për DAZN.

Ter Stegen u lëndua në shtator, iu nënshtrua një operacioni dhe tani po shërohet. Mungesa e tij është një goditje e madhe si për Barçën, ku ai ka qenë titullar për një dekadë, ashtu edhe për Gjermaninë pasi Manuel Neuer doli në pension.

“Është shumë e rëndësishme se si shkon faza e parë e rehabilitimit. Sidomos në fillim, fizioterapistët janë në gjendje të tregojnë se çfarë mund të bëni më shumë dhe çfarë po bëni gabim,” shpjegoi Ter Stegen.

/GazetaBlic Sport