Sporti

Ter Stegen mungon në ndeshjen ndaj Rayo Vallecano

11/24/2023 15:45
nga:Mergim Rreci

Kur na ndajnë Katër ditë nga ndeshja Barcelona-FC Porto, për Champions League, portieri i “blaugranave” Marc Ter Stegen është në dyshim dhe sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, trajneri Xavi Hernández nuk do të rrezikojë në ndeshjen kundër Rayo Vallecano me “gardianin” gjerman.

Përballja me ekipin e Ivan Balliut luhet shtunën, në orën 14:00, për javën së 14-të të La Ligës.

Ter Stegen u kthye nga skuadra e Gjermanisë me dhimbje shpine dhe nuk është stërvitur ende këtë javë. Ekipi katalan zbriti në fushë pasdite, por portieri ka qenë në “Cidade Desportiva” mëngjesin e sotëm për vlerësimin e gjendjes së tij.

Opsioni më i mundshëm është që lojtari të udhëtojë në Madrid, por titullar të jetë Iñaki Peña.