Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar se Marc-Andre ter Stegen nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit sot dhe se do t’i bashkohet bashkëlojtarëve direkt në Katar.
Ter Stegen ka një infeksion gastrointestinal që ia pamundësoi të udhëtoi me të tjerët, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo është deklarata: “Ter Stegen nuk do të fluturojë me ekipin sot për në Oman për një pushim të shkurtër për shkak të një infeksioni gastrointestinal. Ai do të qëndrojë në Frankfurt për momentin dhe do të udhëtojë sapo të shërohet.”
/GazetaBlic Sport/