Sporti

Ter Stegen: Humbja dhemb sepse kishim ndjenja se mund të kualifikoheshim

04/16/2024 23:53
nga:Lorik J

Marc-Andre ter Stegen, portieri i Barcelonës komentoi eliminimin nga Liga e Kampionëve, pas humbjes nga PSG.

“Kjo është një humbje që dhemb – mënyra se si ishte duke shkuar ndeshja ishte ndjesia se ne mund të kishim kaluar tutje. Rezultati flet qartë dhe nuk mund ta mohojmë, por patëm mundësi të rëndësishme për të shënuar edhe me 10 lojtarë, por nuk arritëm t’i finalizonim”, tha fillimisht ai për mediat ndërkombëtare.

“Duhet të rimbushim bateritë për t’u fokusuar në kampionat. Ne do të përpiqemi ta mposhtim Real Madridin, edhe pse jemi të vetëdijshëm se avantazhi i tyre mund të rritet deri të dielën”, tha ndër të tjerash portieri.

Kujtojmë se PSG fitoi sot me rezultatin 1-4, për të kaluar tutje në gjysmëfinale të Champions League.

/GazetaBlic Sport