Sporti

Ter Stegen dhe Raphinha gëzojnë Xavin, rikthehen nga lëndimet dhe janë gati për ndeshjet e ardhshme të Barçës

02/05/2024 18:44
nga:Lorik J

Barcelona ka vuajtur nga lëndimet, pasi 10 lojtarë u lënduan për një muaj.

Portieri Marc-Andre ter Stegen i është afruar rikthimit të tij pasi humbi dy muajt e fundit me një dëmtim të shpinës që kërkonte operacion.

Ai bëri një pjesë të seancës stërvitore të Barcelonës dhe sipas Diario AS, portieri pritet të startojë kundër Granadës fundjavën e ardhshme.

Anësori brazilian Raphinha, i cili gjithashtu mori pjesë në seancën stërvitore të së dielës, do të rikthehet gjithashtu në lojë, pasi e kaloi muajin e fundit jashtë me një tendosje muskulore.

/GazetaBlic Sport