Lajme

Tentuan ta vrasin një person, identifikohen tre të dyshuarit

10/24/2022 09:56
nga:Genita C

Një tentim-vrasje kishte ndodhur në Fushë Kosovë më 18 shtator të këtij viti.

E policia tashmë ka jap detaje – bëhet fjalë për identifikimin e tre personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Një nga ta është arrestuar, ka njoftuar Policia.

Ndërkaq dy të tjerët gjenden në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit i arrestuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.