Mathias Pogba, vëllai i futbollistit francez Paul Pogba, është dënuar me tre vjet burgim.
Vendimi u tha sot nga një gjykatë në Paris.Çështja ka të bëjë pikërisht me futbollistin francez.
Paul Pogba, ishte viktimë e vëllait të tij. Mathias Pogba, tentoi që të organizonte shantazh ndaj Paulit.
Pos tij, u dënuan edhe pesë të akuzuar të tjerë, disa prej tyre miq të fëmijërisë. Dënimet e tyre sillen nga tre deri në tetë vjet.
Mathiasi nuk do ta vuajë dënimin me burgim, por duhet të mbajë një byzylyk elektronik për një vit.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Juventusit, kishte deklaruar se ishte objektiv i shantazhit në mars të vitit 2022 dhe se kishte dorëzuar 100,000 euro (104,000 dollarë) personave që e kishin kërcënuar.
Mbeko Tabula, avokat i Mathias Pogba, citohet nga RMC Sport të ketë thënë se klienti i tij ishte në shok dhe do të apelonte vendimin.