Lajme

Tentonte të udhëtonte me dokumente të falsifikuara, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

10/14/2021 10:32
nga:M K

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin e Prishtinës, pasi është kapur me dokumente të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, i arrestuari me dokument të falsifikuar, apo vizë të një shteti perëndimor, e kishte vendosur brenda pasaportës së tij derisa tentonte të udhëtonte.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari, 13.10.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti me dokument të falsifikuar – vizë të një shteti perëndimor, të cilën e kishte pas të vendosur në pasaportën e tij kishte tentuar të udhëtoj.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.