Lajme

Tentoi t’i jepte para policit në pikën kufitare në Vërmicë, Gjykata merr vendim për të dyshuarin

04/08/2021 16:18
nga:M K

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit E.R., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri më 6 prill të këtij viti në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë, kishte futur në lejen e qarkullimit të tij një kartëmonedhë prej 50 eurosh.

Dhe kur është pyetur se pse është kartëmonedha e vendosur aty, në atë moment ka reaguar duke i thënë se : ‘këto të holla i kam futur unë për ju, për arsye se kam ndalesë hyrje në Kosovë dhe për të më mundësuar të kaloj kufirin’”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh edhe karakteristikat personale dhe sjellen e mëparshme të tij pasi që ai kishte kryer edhe vepra penale tjera për çka edhe iu kishte ndaluar të hyjë në Kosovë.

Gjykata ka njoftuar se kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

LEXO EDHE:

Falsifikuan para, Prokuroria Themelore në Prizren merr vendim për dy të dyshuarit