Lajme

Tentoi të udhëtoj me dokumente false, arrestohet turku në aeroportin e Prishtinës

02/13/2023 10:50
nga:N M

Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pasi i njëjti ka tentuar të udhëtoj me dokument të falsifikuar.

Ai është arrestuar dje pasdite, në orën 19:00.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 12.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj me dokument të falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Voziti veturën 113 km/h, gjilanasit i merret patentë shoferi për një vit dhe dënohet me 500 euro