Lajme

Tentoi të transportonte drogë nga aeroporti përmes postës, arrestohet i dyshuari

08/24/2024 09:36
nga:Mergim Rreci

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti kishte tentuar të transportonte drogë në aeroport përmes postës.

“Policia ka pranuar njoftimin nga dogana se në aeroport përmes postës kanë pranuar një pako me substancë narkotike. Njësia policore i është përgjigjur rastit dhe pas hapjes së pakos nga zyrtarët doganorë ka rezultuar se në të gjendeshin 1782 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas identifikimit të të dyshuarit policia ka sekuestruar edhe 117 gramë tjerë të substancës narkotike e llojit marihuanë në lokalin e tij.

“Pas identifikimit të personit të dyshuar mashkull kosovar, në emër të cilit ka ardhur posta, i njëjti është arrestuar ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë gjetur edhe 117 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, disa pako për përgatitje të paketimit të narkotikëve një thikë etj. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.