Artani sot ia ka treguar Vedatit debatin që e pati me Stresin para disa ditëve.
Në mesin e fjalëve, ai u deklarua edhe për momentin kur Stresi ia pati kthyer bluzën që ia kishte dhuruar Artani me emrin e babait të tij, të ndjerë, Cimës.
“Nejse, tani ajo është përfunduar. I kam pasur dy bluza të klubit të Prishtinës së basketbollit, mi kanë bërë dhuratë për të hyrë këtu. Unë, Andi dhe Stresi qëndronim bashkë, i thash Stres dua të të bëj një dhuratë, ja dhashë njërën prej bluzave, më tha se është nderuar me këtë, ai më pas ma dha mua bluzën e Interit, edhe i shkëmbyem dhe më të vërtetë këtë e bëmë me zemër”.
“Tash ndërkohë, nëpër prime i kemi pasur disa raste kur nuk jemi pajtuar në mendime, ky e ka marrë atë pak më personale. ‘Unë i kam thënë të kam analizuar, të kam vërejtur kur e ke lojë dhe kur nuk e ke’. Kjo i ka penguar atij. Më pas, vetëm kur e kam parë bluzën në dollap, shkova e pyeta më tha po e kam kthyer, thash arsyeja tha se ka shumë arsye”.
“I thash për këtë veprim që e ke bërë t’i të dënon publiku, i thash ky është një tentim për të ma njollosur emrin e babait dhe familjes, i thash nuk mundesh sepse nuk ta lejon publiku”, ka thënë Artani.
Mos harroni, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.