Lajme

Tentoi të fus ilegalisht 21 dele përmes Bjeshkëve të Istogut, arrestohet nga policia

06/19/2023 10:22
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kontrabandim me kafshë në Bjeshkët e Istogut.

I dyshuari në automjetin e tij kishte 21 krerë dele për të cilat nuk kishte pasur dokumentacion përkatës.

Në njoftimin e Policisë thuhet janë njoftuar AVUK-u dhe Dogana, kurse pas procedurave në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari në automjet kishte pasur të ngarkuara 21 krerë dele për të cilat nuk ka pasur asnjë dokument dhe të gjitha kanë qenë të pa matrikuluara. Lidhur me rastin janë njoftuar AVUK dhe dogana, kurse pas procedurave në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mërgimtari bën gjestin e veçantë për familjet e tre policëve të kidnapuar, ua dhuron një shumë parash