Lajme

Tentoi ta sulmonte babanë, vajza me probleme psikike dërgohet në mbajtje

12/24/2022 08:55
nga:Y I

Një vajzë me probleme psikike është arrestuar të premten, rreth orës 16, në Prishtinë, pasi raportohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht babanë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, vajza e tij, e dyshuara femër kosovare, me probleme psikike, ka tentuar ta sulmojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.