Lajme

Tentoi ta fuste me forcë në veturë një grua, pejani gjendet në arrati

09/09/2024 08:53
nga:G C

Policia e Kosovë ka njoftuar se një grua në Pejë ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00.

Policia bënë të ditur se i dyshuari mashkull ka tentuar ta fus me forcë në veturë viktimën.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur verbalisht ka tentuar me forcë ta fus në veturë. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.