Lajme

Tentoi ta dhunonte një grua në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, arrestohet

12/12/2024 10:20
nga:G B

Një burrë është arrestuar pasi që i njëjti kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me një grua pa dëshirën e saj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.