Lajme

Tentoi ta dhunonte një grua, i dyshuari dërgohet në mbajtje

02/07/2025 08:44
nga:N K

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njejti dyshohet se ka tentuar të kryer marrëdhënie seksuale me një grua, shkruan GazetaBlic.

Në raporton e Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë/ 30.01.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka tentuar të kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.