Një tentim-vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se derisa ndodhej në automjetin e tij, persona të panjohur me veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Për pasojë dy plumba ia kanë goditur automjetin.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.
“Prishtinë / 14.08.2024-02:30-03:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, person-a të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.