Lajme

Tentim vrasje në Prishtinë, Policia jep detaje

08/27/2024 23:57
nga:Mergim Rreci

Një person është plagosur me armë zjarri, ditën e sotme, rreth orës 19:30, në Prishtinë.

Policia rastin e ka cilësuar si ‘’Tentim Vrasje’’, këtë e konfirmoj për ‘GazetaBlic’ zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Viktima është dërguar për tretman mjekësor kurse hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat.

‘’ Rasti 1 Sot rreth orës 19:30 policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë.’’ tha Ahmeti.