Lajme

Tentim-vrasje në Podujevë, një peson me lëndime të rënda dërgohet në QKUK

08/03/2021 10:29
nga:M K

Një person është dërguar me lëndime të rënda trupore në QKUK, pasi dje është sulmuar fizikisht nga një person i cili ndodhet në arrati.

Rastin policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa njoftojnë se janë duke e hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Podujevë , 02.08.2021 – 04:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

Shqetësuese – 141 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 32 të arrestuar në 24 orët e fundit