Lajme

Tentim-vrasje në një hotel në Prishtinë

10/28/2021 09:02
nga:M K

Gjatë së hënës tre persona janë sulmuar me thikë në hapësirat e një hoteli në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur nga policia, tre viktimat kanë qenë shtetas sirianë.

Si pasojë e sulmit me thikë, viktimat kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rasti është iniciuar në polici si “Vrasje në tentativë” dhe është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:15, në Prishtinë.