Lajme

Tentim vrasje në Ferizaj: Theret me thikë një 35-vjeçar, dërgohet në QKUK

06/04/2022 23:24
nga:Genita C

Një ngatërresë mes të rinjve ka përfunduar me të plagosur sot në Ferizaj.

Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast një 35-vjeçar është therur nga një person.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë njoftuar se viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin e Ferizajt e më pas është transferuar në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.

Sipas informacioneve të para, deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë rast.