Një person është arrestuar nëPrishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar ta grabisë një barnatore nëlagjen Ulpiana, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se personi është arrestuar në flagrancë dhe i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.
“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, u shpreh Ahmeti për Gazeta Blic.
Dyshohet për një vjedhje në një barnatore në Prishtinë (Video)
Të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për plagosjen e një personi