Një grua ka denoncuar në Policinë e Kosovës dy burra të dyshuar për tentim-dhunimin e saj.
Sipas raportit të Policisë, gruaja ka raportuar rastin të hënën rreth orës 22:00.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të”, thuhet në raport.
E njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.


