Sporti

Tensionet me Algjerinë, Maroku anulon pjesëmarrjen në Kampionatit e Kombeve Afrikane

01/13/2023 08:33
nga:Mergim Rreci

Problemet gjeopolitike dhe institucionale midis Marokut dhe Algjerisë, reflektohen edhe në futboll.

Në fakt, edicioni 2023 i Kampionatit të Kombeve Afrikane do të nisë në tokën algjeriane të premten.

Megjithatë, Maroku nuk do të jetë aty, me federatën e të cilit shpjegoi në një reagim zyrtar se ekipi i tyre nuk mundet kurrsesi të udhëtojë në drejtim të Algjerisë.

“Ekipi maroken i futbollit nuk mund të udhëtojë në Konstantin, Algjeri, për të luajtur edicionin e shtatë të Kampionatit të Kombeve Afrikane, i cili do të luhet midis 13 janarit dhe 4 shkurtit 2023 për të mbrojtur titullin e kampionit në fuqi, fluturimi zyrtar i ekipeve marokene të futbollit, nga Rabat në Konstantin nuk është konfirmuar”-bën me dije federata marokene.