Sporti

Tensione tek Interi, Brozovic dhe Onana për pak sa nuk rrahen në stërvitje!

04/18/2023 16:14
nga:Lorik J

Ka pasur nervozizëm tek skuadra e Interit.

Në stërvitjen në prag të Inter-Benfica, një goditje e Onanës ndaj Brozovic shkaktoi reagimin e kroatit dhe vetëm ndërhyrja e shokëve të skuadrës e pengoi përshkallëzimin e përleshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç shihet edhe nga pamjet, portieri ka bërë një lëvizje jo të mirë ndaj kroatit i cili iu është kundërpërgjigjur.

Fillimisht Brozo iu drejtua verbalisht portierit dhe më pas e shtyu atë. Në një klimë shumë të tensionuar, Lukaku dhe D’Ambrosio duhej të ndërhynin fillimisht për të ndarë dy palët dhe për të ulur tensionin.