Cristiano Ronaldo raportohet se ka refuzuar të marrë pjesë në stërvitjen e Kombëtares së Portugalisë, pas pakënaqësive të krijuara me trajnerin Jorge Jesus.
Sipas raportimit të mediumit portugez “A Bola”, marrëdhëniet mes kapitenit të Portugalisë dhe trajnerit janë tensionuar pas ndeshjes ndaj Norvegjisë, të cilën Ronaldo e ndoqi nga stoli gjatë gjithë takimit, transmeton GazetaBlic Sport.
Ky vendim raportohet se ka shkaktuar pakënaqësi te ylli portugez, ndërsa situata mes dy palëve duket se është bërë një prej temave kryesore në kampin e Portugalisë.
Ndërkohë, në orët e hershme të mëngjesit në Kopenhagë ka mbërritur edhe presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença. Prania e tij në kryeqytetin danez vjen në një moment kur vëmendja është përqendruar te situata brenda përfaqësueses.
/GazetaBlic Sport/


