Christian Pulisic nuk është më në marrëdhënie të mira me trajnerin Sergio Conceiçao dhe ka kërkuar të largohet nga klubi në verë nëse trajneri portugez mbetet trajer aty.
Tensioni është i lartë në Milano, veçanërisht pas daljes nga Liga e Kampionëve të martën nga Feyenoord, transmeton GazetaBlic Sport.
Gazeta La Repubblica konfirmon se Pulisic është i pakënaqur me Conceiçao , duke shtuar se dyshja patën një debat ballë për ballë pas humbjes së Milanit ndaj Dinamo Zagrebit në dhjetor, në ndeshjen e fundit të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve.
Gazeta italiane pretendon se marrëdhënia e Pulisic me Conceiçao u shkatërrua në mënyrë të pariparueshme, me anësorin amerikan që kërkon të largohej nga klubi nëse Conceiçao mbetet në krye në 2025-2026.



