Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, raportohet se ka reaguar me zemërim ndaj mënyrës dhe kohës kur ka dalë në publik lajmi për largimin e tij të mundshëm nga klubi.
Sipas raportimeve të “The Sun”, lajmi ka shkaktuar tronditje të madhe brenda kampit të Manchester Cityt, me lojtarët që thuhet se kanë qenë të habitur dhe të befasuar, pasi vetëm pak ditë më parë ishin informuar se ai do të qëndronte në klub.
Burimet e afërta me skuadrën pretendojnë se situata ka eskaluar më tej, kur Guardiola ka thirrur një video-konferencë të vonë me lojtarët, ku ka konfirmuar vendimin e tij për t’u larguar dhe ka kërkuar falje për mënyrën se si informacioni ka dalë në publik.
Raportimet sugjerojnë se atmosfera në dhomat e zhveshjes është e tensionuar dhe e mbushur me emocione, duke marrë parasysh rolin e madh që Guardiola ka pasur në sukseset e klubit gjatë viteve të fundit.
/GazetaBlic Sport/


