Siç raportohet nga e përditshmja “L’Equipe”, trajneri, Didier Deschamps dhe i riu, Eduardo Camavinga patën një debat të ashpër pas barazimit kundër Polonisë.
Një barazim që e detyroi Francën të renditej në vendin e dytë në grup.
Nga konferenca për shtyp kishin dalë disa zëra, ku trajneri francez u ankua për mungesën e reagimit nga lojtarët që morën përsipër të luajnë në pjesën e dytë, por që nuk mundën të ndikonin në ndeshje.
Dje, para stërvitjes, Deschamps iu afrua lojtarëve të tij. Ndërsa Camavinga po i lidhte këpucët, trajneri e pyeti me sarkazëm: “A je gati, Cama? Le të fillojmë“.
Menjëherë më pas, gjatë seancës së nxehmjes, Deschamps u rikthye për t’u përballur me mesfushorin e Real Madrid.
Nga pamjet, duket se të dy po diskutonin për këpucët e tij të futbollit.
Në dy momente të veçanta, lojtari ka treguar qartë tabanin e këpucës së tij, duke i shpjeguar me sa duket trajnerit diçka.
Edhe pse ishte një dialog i shkurtër, është e qartë se Deschamps donte të trajtonte dhe sqaronte disa çështje me lojtarin e tij.