Lajme

Tensione përpara Kryeministrisë në Shqipëri, protestuesit hedhin molotovë në drejtim të kordonit të policisë

01/24/2026 18:53
nga:Y I

Këtë të shtunë, gjatë protestës të thirrur nga Partia Demokratike, u regjistruan tensione pas fjalimit të fundit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Disa protestues hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe kordonit të policisë, duke krijuar situatë të tensionuar.

Nga incidenti nuk raportohet për të lënduar.