Lajme

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, buxheti për vitin 2024 votohet për katër minuta

12/07/2023 13:14
nga:N K

Zhvillimi i seancës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë nuk mundi të gjej qetësi dhe të shkojë sipas rregullores së kuvendit.

Në seancën e sotme me shumë shpejtësi është është miratuar projektbuxheti për vitin 2024.

Kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla renditi të gjitha pikat me një shpejtësi “marramendëse” duke qenë se situata e krijuar në sallë ishte krejtësisht e zhurmshme.

Deputetët e PD-së kanë hedhur tymuese me kapsolla në kuvend ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, I cili nuk kishte asnje reagim rreth situates së krijuar në kuvend, mbante në dorë vetëm kartonin e gjelbër për konfirmim për votimin e buxhetit.

Votimi i buxhetit u votua me shumë shpejtësi për vetëm 4 minuta u votua.

Janë votuar me 75 vota pro 4 projektligje: Për Taksat, Procedurat Tatimore, Akcizën e vitit dhe Buxhetin e 2024.

Kryetarja e kuvendit përjashtoi nga seanca deputetin Asllan Dogjani.