Sporti

Tensione në konferencën për shtyp në Holandë, Van Dijk debaton me katër gazetarë

09/23/2026 14:41
nga:L J

Virgil Van Dijk, kapiteni i ekipit kombëtar holandez dhe i Liverpoolit, u përfshi në një debat të ashpër me gazetarët në një konferencë për shtyp të mbajtur sot.

Van Dijk nuk i pëlqeu disa pyetje dhe pretendime të bëra nga gazetarët, dhe në veçanti u përplas me Valentijn Driessen, redaktorin e futbollit të De Telegraaf.

E gjitha filloi pas një pyetjeje nga gazetarja Noa Vahle. Van Dijk e hodhi poshtë si “absurditet të plotë” pretendimin se ishte ideja e tij që Holanda të luante me pesë mbrojtës kundër Marokut në Kupën e Botës. Sipas tij, kjo mundësi u sugjerua në fakt nga gazetarët verën e kaluar. Pas kësaj, Van Dijk pati gjithashtu diskutime të tensionuara me Maarten Wijffels dhe Martijn Krabbendam, dhe më pas u përfshi Driessen.

Driessen: “Virgil, është shumë e vështirë sot, apo jo? Je pak i nevrikosur. Përndryshe je një djalë shumë i mirë.”

Van Dijk: “Ndonjëherë gjërat duhen thënë. Nuk mund ta dëgjoj vetëm atë ankesë gjatë gjithë kohës.”

Driessen: “Por a mund të jesh pak më i hapur? Je shumë i shkurtër në përgjigje.”

Van Dijk: “Nuk po bëjmë ndonjë bisedë këtu. Në konferencën për shtyp thjesht duhet të bësh një pyetje.”

Driessen: ” Je shumë i shkurtër në përgjigje. Mund të përgjigjesh thjesht, apo jo?”

Van Dijk: “Nuk kam problem me shumicën e mediave dhe nuk kam pasur kurrë, por kur gjëra të pakuptimta i bëhen publike, çfarë duhet të bëj me to?”

Driessen i tha atij se duhet të fliste me mediat përgjegjëse për pretendime të tilla.

“Epo, a nuk po flas me ta tani?” u përgjigj Van Dijk, pas së cilës diskutimi mbaroi.

/GazetaBlic Sport