Euro2024

Tension te Franca, Deschamps debat me mesfushorin e Real Madrid

06/28/2024 10:41
nga:Mergim Rreci

Situata te kombëtarja franceze nuk është aspak e qetë para ndeshjeve të 1-8-ave në Euro 2024.

Siç raportohet nga e përditshmja “L’Equipe”, trajneri Didier Deschamps dhe i riu Eduardo Camavinga patën një debat të ashpër pas barazimit kundër Polonisë.

Një barazim që e detyroi Francën të renditej në vendin e dytë në grup.

Nga konferenca për shtyp kishin dalë disa zëra, ku trajneri francez u ankua për mungesën e reagimit nga lojtarët që morën përsipër të luajnë në pjesën e dytë, por që nuk mundën të ndikonin në ndeshje.

Dje, para stërvitjes, Deschamps iu afrua lojtarëve të tij. Ndërsa Camavinga po i lidhte këpucët, trajneri e pyeti me sarkazëm: “A je gati, Cama? Le të fillojmë“.

Menjëherë më pas, gjatë seancës së nxehmjes, Deschamps u rikthye për t’u përballur me mesfushorin e Real Madrid.

Nga pamjet, duket se të dy po diskutonin për këpucët e tij të futbollit.

Në dy momente të veçanta, lojtari ka treguar qartë tabanin e këpucës së tij, duke i shpjeguar me sa duket trajnerit diçka.

Edhe pse ishte një dialog i shkurtër, është e qartë se Deschamps donte të trajtonte dhe sqaronte disa çështje me lojtarin e tij.