Sporti

Tension në Udine, dy tifozë të Napolit të lënduar pas përleshjeve me tifozët vendas

05/04/2023 23:53
nga:Lorik J

Tension në fund të ndeshjes në Dacia Arena pas barazimit 1-1 që i dha Napolit Scudetton.

Pas pushtimit të fushës nga napolitanët, iu kundërpërgjigjën disa tifozë të dhunshëm të Udineses dhe sipas asaj që raportoi Rai, dy tifozë mysafirë kanë pësuar pasoja dhe kanë mbetur të lënduar nga përleshjet, përcjell GazetaBlic Sport.

Njëri do të kishte pësuar një dëmtim në kokë dhe një tjetër një frakturë në këmbë dhe do të ishte transportuar në spitalin e Udines, por lëndimet nuk janë serioze.

/GazetaBlic Sport