Sporti

Tension në tribunë gjatë Betis – Barça, babai i Lamine Yamal përfshihet në incident me tifozët vendas

12/06/2025 23:52
nga:Mergim Rreci

Ndeshja mes Real Betis dhe Barcelonës në “La Cartuja” nuk u shoqërua vetëm nga emocionet në fushë, por edhe nga një incident në tribunë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Babai i talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, i cili kishte udhëtuar nga Spanja për të parë ndeshjen e të birit, u përfshi në një situatë të tensionuar me tifozët vendas.

Gjatë pjesës së parë, Nasraoui u ul në një zonë të rrethuar nga tifozët e Betisit. Sipas raportimeve të Cadena SER, disa gjeste të tij gjatë lojës nuk u pritën mirë nga tifozët vendas, të cilët reaguan menjëherë me bujë dhe qortime. Tensioni rritej me minutat, dhe situata kishte potencialin të përshkallëzohej.

Forcat e sigurisë së stadiumit reaguan shpejt, duke ndërhyrë për të qetësuar gjakrat dhe për t’i kërkuar babait të Lamine Yamal-it që të mos e përshkallëzonte situatën. Falë ndërhyrjes së tyre, incidenti u shmang dhe nuk mori përmasa më të mëdha. Pas disa minutash tension, gjithçka u stabilizua dhe episodi u konsiderua i izoluar.

Pavarësisht shqetësimeve në tribunë, Mounir Nasraoui qëndroi në vendin e tij dhe ndoqi të birin deri në fund të ndeshjes, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Ky incident rikujtoi se edhe jashtë fushës, prindërit e futbollistëve të rinj mund të bëhen pjesë e situatave të paparashikuara, sidomos kur tensioni i tifozëve dhe emocionet janë të larta.