Një moment tensioni shënoi tubimi i Partisë Demokratike sot në Tiranë, ku një grua pjesmarrëse në protestë humbi ndjenjat në mes të turmës.
Sipas informacioneve në vendngjarje, gruaja u rrëzua papritur gjatë kohës kur turma protestonte.
Qytetarë dhe efektivë policie reaguan menjëherë duke i ofruar ndihmën e shpejtë ndërkohë që ambulanca u thirr për ta transportuar drejt spitalit.
Nuk dihet ende shkaku i humbjes së ndjenjave por dyshohet se mund të jetë i shkaktuar nga tensioni apo atmosfera e krijuar.
Protesta, e cila kishte mbledhur qindra qytetarë vijon dhe pas incidentit duke bllokuar rrugët në pesë akset kryesore të Tiranës.
Gjendja shëndetësore e qytetares bëhet me dije se tashmë është stabilizuar pas dhënies së ndihmës së shpejtë.