U zhvilluan ndeshjet e para në Kampionatin Botëror të Tenisit për femra ‘Billie Jean King Cup’, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ditën e parë të këtij Kampionati vashat tona e nisën me fitore të shkëlqyera, atje ku morën fitore me rezultate të thella, transmeton GazetaBlic Sport.
Sot, në përballje me Kenian, Kosova arriti të shënoj fitore, duke mposhtur ekipin kundershtar me rezultatet:
Donika BASHOTA – Cynthia Wanjala, 6:1, 6:4.
Adrijana LEKAJ – Alicia Owegi, 6:0, 6:1.
Donika BASHOTA / Adrijana LEKAJ – Roselida Asumwa / Alicia Owegi, 6:1, 6:0.
Nesër ekipi do përballet me Shqipërinë, ndërsa të enjten nuk do kenë ndeshje pasi Naimbia është diskualifikuar!



