Lajme

Tenderi tre milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, përfundon sot në Gjykatë Komerciale

02/16/2024 08:48
nga:N K

Tenderi tre milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të përfundojë në Gjykatë Komerciale.

Kështu ka bërë të ditur Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “INSI” SH.P.K., përmes një komunikate.INSI-ja të premten do të mbajë konferencë për media, me rastin e dorëzimit të padisë dhe kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së, pranë Gjykatës Komerciale.

Siç njoftohet, në këtë konferencë do të të pasqyrohen shkeljet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me tenderin: “Zhvillimi i master-planit per Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në vlerë tre milion euro.Mediave do ti drejtohet avokati i kompanisë, Qëndrim Arifi, ndërsa prezent në këtë konferencë do të jetë edhe Drejtori i kompanisë, Ismajl Baftijari.Konferenca do të mbahet nesër më datë 16.02.2024, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.