Sporti

Ten Hag zhgënjen në “Old Traffod”, Manchester United synon t’i besojë ekipin Tuchel-it

05/06/2024 18:32
nga:E K

Thomas Tuchel me shumë mundësi mund të rikthehet në Angli, për të marrë drejtimin e Manchester United.

Mediet britanike raportojnë se trajneri gjerman është kandidati kryesor për t’u bërë kreu i stolit të Manchester United sezonin e ardhshëm.

Nëse bavarezët kanë njoftuar tashmë largimin e Tuchel për javë të tëra, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur tashmë që të mos vazhdojnë më bashkëpunimin me Erik ten Hag, i cili zhgënjeu jo pak në “Old Trafford” dhe në një situatë të tillë i parë në listën e dëshirave të United është Tuchel.