Sporti

Ten Hag rrezikon shkarkimin, ky mund të jetë pasuesi i tij

12/13/2023 14:28
nga:Mergim Rreci

Erik ten Hag rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Manchester United. Trajneri holandez nuk po arrin t’i japë skuadrës angleze vazhdimësi sa i përket rezultateve pozitive.

Përkundrazi, United ka humbur 12 nga 24 ndeshjet që ka zhvilluar deri në këtë fazë të sezonit. Duket se eliminimi nga Champions League pritet t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit.

Drejtuesit e kanë humbur durimin dhe po mendojnë ta zëvendësojnë 53-vjeçarin me Julen Lopeteguin, ish-trajnerin e Spanjës dhe Realit të Madridit.

57-vjeçari iberik qëndron pushim prej muajit gusht, kur i dha fund aventurës në pankinën e “Ujqve” të Wolvesit.

Lopetegui ka drejtuar edhe skuadra si Sevilla dhe Porto. Dëshira e madhe e drejtuesve është Zinedine Zidane, ndërkohë që në garë për pasuesin e Ten Hag është edhe Graham Potter.