Sporti

Ten Hag: “Rilindëm” falë këtyre tre futbollistëve

02/26/2023 23:23
nga:E K

Manchester United po kalon momentin më të bukur të sezonit. “Djajtë e Kuq” eliminuan Barcelonën në Europa League të enjten, ndërsa sot fituan EFP Cup.

United mposhti 2-0 Newcastle në finalen e madhe të luajtur në “Wembley”. Skuadra angleze rikthehet të fitojë një trofe pas gjashtë vitesh. Ndërkohë, Erik ten Hag shijoi kupën e parë në stolin e United.

Trajneri holandez u shfaq i lumtur pas ndeshjes. Në prononcimin pas ndeshjes, Ten Hag tregoi edhe tre futbollistët kyç në rilindjen e skuadrës së tij.

“De Gea, Varane dhe Casemiro. Është e nevojshme të kesh lojtarë të tillë për të udhëhequr skuadrën. Ata më shërbejnë dhe ndihmojnë edhe mua si trajner.

Nuk flas vetëm në aspektin teknik, por sidomos për mentalitetin fitues që sjellin në dhomat e zhveshjes. Këtu ekziston një uri e madhe për trofe, pasi United është mësuar të fitojë gjithmonë”, u shpreh Ten Hag.