Sporti

Ten Hag pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: Sot, nuk e merituam humbjen, i përgëzoj lojtarët për angazhimin

12/12/2023 23:44
nga:Lorik J

Bayern Munich mposhti sot Man United me rezultatin minimal 0-1, për të siguruar tre pikë tjera dhe kalimin tutje nga vendi i parë në grup, teksa United mbeti në vendin e fundit, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe nuk siguruan dot as kalimin në Europa League.

Pas ndeshjes, Ten Hag, trajneri i Manchester United tha se nuk e merituan humbjen sonte, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk e humbëm sot, kjo është e qartë. Kemi pasur paraqitje të mirë, por kemi bërë edhe gabime. Gabime individuale. Në fund nuk ka qenë mjaftueshëm mirë. Performanca e sotme ishte shumë e mirë, nuk e meritonim humbjen, por e humbëm ndeshjen”, tha Ten Hag për TNT Sports.

“Ne e dimë se duam të jemi më të qëndrueshëm. Si trajner duhet të përmirësoj ekipin, duhet t’i drejtoj ata dhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësinë. Ne duhet ta bëjmë këtë së bashku.

“Lojtarët dhanë gjithçka, e patë shpirtin. Më duhet t’i vlerësoj ekipin, komplimente të mëdha për mënyrën se si ata punuan së bashku, si ekip, kundër një skuadre të mirë të Bayernit”, përfundoi Ten Hag.

/GazetaBlic Sport