Sporti

Ten Hag para duelit me Barcelonën: Do ishte mirë që kjo ndeshje të luhej në finale

02/16/2023 12:16
nga:E K

Pas ndeshjeve tejet interesante që u përmbyllën dje në fazën e parë të Champions League, edhe kompeticioni tjetër europian, Europa League rikthehet sot me disa ndeshje interesante.

Në kuadër të Play-Offit të fazës së 1/16’tës së Europa League sot zhvillohen tetë ndeshje tejet interesante, ku dueli më i zjarrtë pritet të jetë ai mes Barcelonës dhe Manchester United, shkuan GazetaBlic Sport.

Takimi mes dy gjigantëve europian do zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Camp Nou“.

Para fillimit të duelit për media ka folur trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag i cili duelin e sotëm e cilësoi si finale të parakohshme.

Mendoj se Barcelona dhe ne do të kishim preferuar ta luanin këtë sfidë në finale. Ne po e presim me padurim përballjen me Barcelonën. Për të bërë një ndeshje te madhe dhe të shkëlqyer duhet të japim më të mirë tonë. Është një ndeshje e nivelit të lartë dhe jemi të sigurt se performanca do të jetë e tillë”. Numri një i pankinës së “Djajve të Kuq” foli me admirim për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, duke vlerësuar punën e bërë nga ana e tij.

“Si lojtar, unë e admiroja Xavin. Në kohën e tij ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Barcelonën, për mënyrën se si ata luanin. Të njëjtën filozofi Xavi e ka sjell tani te ekipi. Ju mund ta shihni këtë, pasi ky ekip është Barcelona e tij.

Më pëlqen shumë Barcelona me Xavin, sidomos mënyra sulmuese. Unë mendoj se ai është në drejtimin e duhur. Përsa i përket përballjes tonë mendoj se do të jetë një sfidë e mirë mes dy skuadrave”, tha Ten Hag.

/GazetaBlic Sport/