Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka komentuar mbi merkaton verore në prag të përfundimit të stinorit 2022/23.
Ten Hag tha se ‘Djajtë e Kuq’ do të shpenzojnë me ‘mend’ paratë që kanë në dispozicion, shkruan GazetaBlic Sport.
“Duhet të bëni zgjedhjet e duhura. Ju mund të keni para, por duhet të dini si t’i shpenzoni, duhet të keni strategji pas parave. Kur nuk ke strategji paratë nuk funksionojnë“, tha Ten Hag.
Manchester United po lufton për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe është në pozitë të mirë pasi i duhet vetëm një pikë për t’ia shuar shpresat rivalit të tyre Liverpool që po synon vendin e katërt në xhirot e fundit të Premierligës.
Ten Hag: “You’ve to do the right things, you can have money but you have to do it and spend it in a smart way and you need to have a strategy behind it”. ? #MUFC
“When there is no strategy or the right strategy, money doesn’t work” — via @samuelluckhurst. pic.twitter.com/Ox6kOLEqeZ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2023
/GazetaBlic Sport/


