Sporti

Ten Hag nuk heq dorë nga Antony, United tenton t’i plotësojë dëshirën teknikut holandez

06/12/2022 19:54
nga:E K

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Antony.

Tekniku holandez e njeh shumë mirë cilësitë e lojtarin pasi e ka pasur nënurdhrat e tij tek Ajax, prandaj këmbëngul për transferimin e tij në “Old Trafford”.

Drejtuesit e “Djajve” janë të gatshëm t’i plotësojnë dëshirën timonierit të tyre për të pasur sërish nënurdhrat e tij Antony, teksa do të tentojnë të bindin skuadrën holandeze.

Sipas asaj që raporton “Marca” skuadra angleze është e gatshme t’i ofrojë holandezve 45 milionë euro në mënyrë që të lihet i lirë sulmuesi anësor, i preferuari i Ten Hag.