Sporti

Ten Hag: “Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë më të mirë të sezonit nëse duam të eliminojmë Barçën”

02/22/2023 19:19
nga:Lorik J

Erik ten Hag pretendon se skuadra e tij duhet të luajë ndeshjen më të mirë të këtij sezoni ndaj Barcelonës, për të marrë biletën për fazën tjetër të kompeticionit të Europa League.

“Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë më të mirë të sezonit nëse duam të eliminojmë Barçën. Ne besojmë në shanset tona, duam të jemi më të mirë. Nuk e di se çfarë do të bëjë Xavi për të kompensuar mungesat e Gavi dhe Pedri. Ata janë jashtëzakonisht të rinj, por tashmë janë të rëndësishëm për ta. Barça do të shfaqet me një ekip të madh dhe ne duhet të japim gjithçka për t’i kapërcyer.

“Të gjithë duam të luajmë ndeshje të tilla, kur je i ri ëndërron për ndeshje të tilla dhe tani mezi presim të luajmë. Në kohën e ndeshjes duhet të jemi jashtëzakonisht të përqendruar dhe të dalim për të dhënë më të mirën tonë”, ka thënë Erik ten Hag në konferencë për shtyp.

Ndeshja mes Manchester United dhe Barcelonës luhet nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport