Sporti

Ten Hag lavdëron Ronaldon: Jam i kënaqur me performancën e tij

10/09/2022 23:40
nga:E K

Erik Ten Hag theksoi kontributin e çmuar të Cristiano Ronaldos, i cili hyri nga stoli në minutën e 30-të dhe shënoi golin që i dha fitoren Manchester United ndaj Evertonit (2-1), përcjell GazetaBlic Sport.

“Në pjesën e parë kemi bërë presion të mirë. Ishte e vështirë për Everton të futej në lojë. Isha i lumtur për këtë. Jam i kënaqur edhe me zëvendësimet. Cristiano Ronaldo shënoi golin me të cilin fituam ndeshjen. Sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin. Më pëlqeu edhe performanca në periudha të ndryshme të lojës”, ka pranuar trajneri i djajve të kuq në një prononcim për BT Sports.

Ky gol ishte i veçantë për portugezin pasi arriti shifrën e 700 golave me klube.